Ky është automjeti me të cilin janë larguar dy personat e dyshuar për vrasjen e Elton Çiços.
Policia e Tiranës bëri sot publike dy emrat e autorëve që morën pjesë në vrasjen e Elton Çicos, ngjarje e ndodhur në fillim të këtij muaji në kryeqytet. Jani Alia, 39 vjeç dhe Renato Milloshi, 36 vjeç, thuhet se janë autorët që kanë realizuar vrasjen.
Sipas burimeve autori i ekzekutimit është pikërisht Jani Alia. Ndërsa roli i Renato Milloshit në këtë ngjarje është ajo e bashkëpunëtorit. Burimet thonë se Alia ishte në konflikt me Çiçon pasi ky i fundit e kishte qëlluar më armë në Gjirokastër disa javë para ngjarjes në Tiranë.
Renato Milloshi në momentin e vrasjes ka qenë me një makinë tip “Ford Focus” që është sekuestruar nga Policia. Ai dyshohet se e ka ndihmuar Aliajn të largohet nga vendi i krimit.