Mijëra persona u derdhën në sheshet e kryeqytetit francez këtë të shtunë, duke kundërshtuar reformën që po përpiqet të bëjë qeveria sa i takon kodit të punës.
Një tubim masiv u mbajt në Paris ku rreth 8 mijë persona dolën në rrugë, e në disa momente, disa prej tyre hodhën fishekzjarre. Protestues të maskuar kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës.
Studentët janë vazhdimisht mbledhur kundër reformave të ligjit të punës të propozuara së fundmi nga ministri i Punës Myriam El Khomri.
Autoritetet franceze janë duke u përpjekur dëshpërimisht për të luftuar papunësinë e lartë në vend, dhe kanë sugjeruar shkurtim të pagës për punë jashtë orarit që është 35 orë në javë.