Mijëra tifozë kroatë kanë dalë në rrugë për të fesuar fitoren e kombëtares së tyre kundrejt Spanjës. Sheshet dhe rrugët kryesore të Zagrebit janë mbushur me mijëra tifozë të të gjitha moshave.
Ankth dhe pasion, vuajtje dhe lot gëzimi. Të gjitha pamjet e natës magjike, ku Kaliniç dhe Perisiç janë dy heronjt kryesor të kësaj mbrëmje.
Kroacia ka realizuar një fitore befasuese kundër Spanjës me një rezultat të ngushtë 2:1 në derbin e Grupit D. Pas kësaj fitoreje, Kroacia kalon në vendin e parë në Grupin D me 7 pikë, duke lënë pas Spanjën në vendin e dytë me 6 pikë.