Ky shtetas i kalonte mallrat kontrabandë nga Maqedonia për në Shqipëri dhe për pasojë u bë arrestimi në flagrancë i tij. Ndërkohë në Qafë-Botë, në Sarandë, gjatë kontrollit në pikën e hyrjes të mjetit me targa SR4817B u konstatuan 1 gomë kamioni dhe 6 goma autoveturash të përdorura. Mjeti drejtohej nga shtetasi G.K, nga Konispoli, i cili është ndaluar.