Modelja XL Diana Sirokain është bashkuar me fotografen e modës, Karizza për të rikrijuar disa fotografi të ngjashme me modelen Gigi Hadid.
Shumica e komentuesve në postimet e saj në rrjetet sociale, janë pozitive dhe përkrahëse të Dianës në përpjekje për të promovuar diversitetin e trupit në industrinë e modës.
Fotografitë e mëposhtme nuk janë një krahasim për të zgjedhur cila prej tyre duket “më mirë”, vetëm një mënyrë për të treguar se gratë e të gjitha masave trupore janë të bukura.
Po ju si mendoni?