Mbrojtësi i Liverpoolit, Kolo Toure dhe gruaja e tij Awo, ia kanë bëre jetën ferr kujdestares së shtëpisë duke e detyruar të punojë deri në 16 orë, pa pushim.
Mbrojtësi i Liverpoolit, Kolo Toure është akuzuar nga një kujdestare e shtëpisë se u trajtua si “rob”, duke punuar deri në 16 orë në ditë dhe me nivel më të ultë se mesatarja e pagës.
Alice Sawyer, 30-vjeçe, përjetoi tmerrin dhe nuk u lejua t’i jepte fund.
Madje, asaj i ishte konfiskuar pasaporta në mënyrë që mos të ketë mundësi të largohet, kur provoi për herë të fundit të shtunën e shkuar, shkruan tabloidi britanik “The Sun”, përcjell “Lajmi.net”.
Alice ka bërë të ditur se gjithmonë u desh ta thërriste gruan e Toures, Awo, “Madam” dhe u ballafaqua me kërkesa të vështira.
Madje, çifti e kishte detyruar të punonte deri në 16 orë në ditë. Alice ka thënë se një herë punoi 16 ditë pa pushim, me pagë prej 6.63 funte në orë, nën nivelin shtetëror prej 7.20.
Toure ishte dëshmitar i tmerrit që përjetonte Alice, por asnjëherë nuk bëri përpjekje që ta ndalonte.
Por, Alice “shpëtoi” kur familja e saj njoftoi policinë duke e paraqitur gruan e Toures, Awo, që ia kishte konfiskuar pasaportën. “Nuk mundem më, dua të largohem”, tha Alice./Lajmi.net