Tifozët serbë të Crvena Zvezdas kanë hedhur sot parulla kundër Kosovës ndërsa ende sot që ky është një shtet i pavarur, ata vazhdojnë të mos e cilësojnë si të tillë. Në ndeshjen e sotme kundër Sparta Pragës, e vlefshme për turin e tretë të Europa League, tifozët e Crvena Zvezdas kanë shpalosur një koreografi teksa flamuri i Kosovës ishte me ngjyrat e atij serb, ndërsa kanë dalë kundër presidentit Aleksander Vuçiç i cili ka bërë hapa para për çështjen e njohjes së shtetit të Kosovës duke kërkuar heqjen e Kosovës nga kushtetuta e Serbisë.