Kosova ka pësuar humbje 2:0 nga Turqia.
Sipas tifozëve, fajtori kryesor për humbjen 2:0 nga Turqia, është trajneri Albert Bunjaki, i cili edhe përkundër se kishte mundësinë të bënte zëvendësime, ai e përfundoi ndeshjen me formacionin të cilin edhe e filloi atë.
Natyrisht se kjo nuk u ka pëlqyer tifozëve, pasi ndoshta mund të kishte ndryshuar diçka te loja e Kosovës nëse Bunjaki do të bënte ndonjë zëvendësim.
Ky veprim i Bunjakit, ka irrituar tifozët e Kombëtares së Kosovës, të cilët nuk e kanë kursyer aspak me statuse e komente të ndryshme në rrjetet sociale. /Express/