Tefta Xhelili ka qenë sot në Tiranë duke pritur që gjykata ta lirojë të shoqin e burgosur për shfrytëzim të postit për aferë seksuale. Shukri Xhelili, ish-kryetar i Bashkisë së Dibrës ka mbetur sërish në burg. Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë “arrest me burg” për Xhelilin. Sakaq e shoqja, Tefta Xhelili, është fotografuar në kafe teksa priste të niste seanca.