Deputetët e Partisë Demokratike të cilët janë përjashtuar nga Kuvendi, janë mbledhur jashtë parlamentit duke i’u bashkuar protestës me qytetarët.
Albana Vokshi, Ina Zhupa, Luçiano Boçi, Tritan Shehu kanë mbajtur fjalën e tyre përpara parlamentit duke thënë se nuk do të dorëzohen.
“Ka para për të rritur pensionet e pagat por Rama i merr dhe ja jep me valixhe McGonigal për përftime personale e për të shkatërruar opozitën. U përjashtuam se kërkuam 3 mocione. I hodhi poshtë Lindita me urdhër të Ramës. Ne nuk dorëzohemi. Sot vuri Gardën e policisë përballë nesh. ne nuk e kemi me policinë e Gardën, janë bij nënash. I bëj thirrje të bashkohen me popullin e të mos i shërbejnë Ramës e Rilindjes.
PD është e vendosur t’i dalë zot Shqipërisë e të mbroje demokracinë. Një thirrje për çdo qytetar: Ejani bashkohuni me ne. Është çështje demokracie jo partie politike”, ka thënë deputetja Vokshi./Opinion.al