Liga e Kampionëve vazhdon ditën e mërkurë, me tetë ndeshje të planifikuara.
Janë grupet A, B, C dhe D që do të zhvillojnë xhiron e pestë ditën e mërkurë.
Ndeshja më interesante padyshim se është ajo mes Arsenalit dhe PSG-së, ndeshje direkte për vendin e parë në grupin A.
Tabloidi britanik, Metro, ka publikuar formacionin e mundshëm të Arsenalit, me të cilin do të paraqitet kundër kampionit të Francës, Paris Saint Germain.
Arsen Wenger, menaxheri i Aarsenalit, në këtë takim pritet të inkuadroj nga minuta e parë dyshen shqiptarë: Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin.