A e keni gënjyer ndonjëherë të dashurën/in për vend-ndodhjen tuaj? Me siguri që të paktën një herë në jetë kjo i ka ndodhur të gjithëve. Mirëpo në ditët e sotme kur të gjithë përdorin telefona inteligjent është shumë herë më e vështirë për të gënjyer.
Por jo për një djalë nga Weston Super Mare, i cili është “duartrokitur” në rrjete sociale, shkruan opinion.al.
I pyetur nga e dashura se çfarë po bënte, ai i ka dërguar këtë foto, që në pamje të parë duket sikur është shkrepur në krevat.
Por e vërteta e kësaj fotos është zbuluar nga një prej shokëve të djalit. Ai kishte vendosur të kalonte natën në shoqërinë e miqve të tij, por pa i treguar të dashurës.
Djemtë e kanë ndihmuar të krijonte një “shtrat” të përkohshëm, sa për të shkrepur një foto.
Rezultati? Mahnitës!!/ opinion.al