Kjo është ngjarja tragjike e dytë në pak muaj. Një konflikt mes çiftit dyshohet të jetë shkaku i krimit në familje që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Grekan, të Njësisë Administrative Sult, në Gramsh.
35-vjerçari Alvin Hysa pas një konflikti me bashkëshorten Gurie Hysa 32 vjeçe e mbyti me duar.
Çifti ka qenë i martuar prej 12 vitesh dhe janë prindër të dy fëmijëve 11 vjeç dhe 9 vjeç.
Bashkëshorti vrasës u arrestua në flagrancë nga policia. Po në shkurt të këtij viti, 57-vjeçari Todor Lera mbyti në gjumë bashkëshorten Etleva Lera 47-vjeçe, në Vlorë./Opinion.al