Meritan Shabani ka debutuar me ekipin e parë të Bayern Munichut
Talenti shqiptar i Bayern Munichut, Meritan Shabani, ka debutuar me ekipin e parë. Trajneri Carlo Ancelotti, i cili njihet si një trajner që i pëlqen shumë të rinjtë, ia dha mundësin shqiptarit që u inkuadrua në lojë në minutën 61’të në vend të Xabi Alonsos./express
Bayern Munichu e fitoi 4:3 miqësoren ndaj Lippstadt 08, e cila ishte një fitore e hidhur pasi në minutën e 35’të Arjen Robben u largua i dëmtuar, nuk dihet ende për çfarë dëmtimi bëhet fjalë.
18 vjeçari, Meritan Shabani, është nga fshati Vojnoc i Komunës së Shtimes.