Saimir Tahiri vazhdon të përdorë fuoristradën e blinduar që kishte kur ishte ministër i Brendshëm. Në të gjitha daljet publike apo në takimet elektorale si kryetar i PS në Tiranë, ai shfaqet me veshje tejet sportive. Por edhe është “liruar” nga kostumi ministror, duket se nuk shijon këtë liri. Tahiri vazhdon të lëvizë me truproja dhe makinë të blinduar nëpër Tiranë. Fotoja më poshtë është shkrepur javën e kaluar në Bulevard.