Stinen sot është bekuar me lindjen e vajzës së tij. Për të sot është dita më e bukur e jetës. Stine e ka dhënë lajmin e mirë duke postuar një foto ku duket dora e vogëlushes emri i të cilës është Estia, i cili duket se ka disa nga shkronjat e të vet Stines. Pasi emri i vërtete i Stines është Nesti. Tepër i emocionuar Stine ka shkruar fjalët e bukura që përshkruajnë ndjenjat e kësaj dite dhe ka zbuluar emrin e vajzës.
“Dt 12-11-2016 Do mbaj mend gjatë. Mirë se erdhe në jetë Estia! Të rritesh mirë e bukur me nënë e me babë . Faleminderit që na dhe mundësinë dhe kënaqësinë të bëhemi prindër. Faleminderit Zot!”, shkruan Stine./opinion.al