Në ceremoninë e varrimit të Sulo Gradecit ditën e djeshme kanë qenë prezentë familjarë të Enver Hoxhës, ishzyrtarë të regjimit komunist, por edhe politikanë aktualë, mes të cilëve binte në sy Spartak Braho.
Në ceremoni foli Muharrem Xhafa, kryetari aktual i Partisë së Punës, ndërsa të pranishëm në varrim ishin edhe djali i Enver Hoxhës, Ilir Hoxha, Llambi Gegprifti, ishanëtar i Byrosë Politike, Spiro Dede, ishsekretar i Komitetit Qendror të PPPSHsë, Ajli Alushani, ishministër i Shëndetësisë etj.
Sulo Gradeci, njeriu më i afërt i Enver Hoxhës, ndërroi jetë në moshën 93vjeçare, ditën e premte, pas një sëmundjeje të rëndë. Pak ditë më parë, ai kishte humbur dhe të shoqen, Lirinë.