Një histori dashurie 4-vjeçare, një dasmë në sy të gjithë shqiptarëve, deklarata plot dashuri, prindër të Annës së vogël. Është kjo historia e Soni Malajt dhe balerinit italian Mirko Lucarelli. Çifti i dha fund një vit më parë, por duke theksuar se do të ruajnë marrëdhënie të mira për hir të vajzës së tyre. E pas kësaj ndarjeje, për të dy jeta sentimentale
ka vijuar më së miri. E para që deklaroi lidhjen e saj me biznesmenin ishte Soni.
Këngëtarja dhe Klevi duket se po jetojnë një histori të bukur dashurie prej disa kohësh. Krahas partnerë në jetën e vërtetë, ata janë bërë partnerë edhe në biznes. Burime pranë “Bluetooth” bëjnë me dije se edhe Mirko, ka gjetur këtë herë dashurinë.
Fotoja është shkëputur nga profili i tij në “Instagram”, ku së bashku me partneren e re dhe miqtë e tij kanë shijuar një natë jashtë, shkruan ‘Bluetooth’. Vajza bionde në krah është e dashura e re e Mirkos. Dyshja është në një lidhje prej disa kohësh dhe po shijon hapat e parë të njohjes. Biondja simpatike është italiane dhe, nga burimet tona, edhe ajo merret me botën e artit.