Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FOTO/ Si uronin shqiptarët për festa, kartolinat e dikurshme

2020/12/31 at 9:04 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
FOTO/ Si uronin shqiptarët për festa, kartolinat e dikurshme

Festimet për Vitin e Ri kanë ndryshuar shumë gjatë dy dekadave të fundit në Shqipëri, si sa i përket rëndësisë, ashtu edhe për mënyrën se si festohej kjo ditë. Viti i Ri ishte një nga festat tradicionale që festohej në Shqipërinë e para vitit 1990. Ishte koha kur nuk kishte celular, rrjete sociale, për të uruar njëri- tjetrin. “Mjeti” më i përdorur ishte kartolina.


Deri pak pas viteve “90 ende përdoreshin kartolinat; ku shkëmbeheshin mes miqsh urimet më të bukura për këtë festë, traditë kjo tashmë në zhdukje. Sot, urimet mes miqve dhe personave të dashur, nuk bëhen më mes fjalëve, por nga mesazhe virtuale të rrjeteve sociale e telefona celularë. Në Arkivin e shtetit edhe atë personal të koleksionistëve ruhen mijëra kartolina për Vitin e Ri. Cilat janë kartolinat më interesante dhe jo standarde?

Më poshtë është një këngë kolendrash në dialektin arvanit, e botuar për herë të parë në revistën “Besa”, organ i Lidhjes Arvanite të Greqisë 1982-2004. Tabloja ilustruese titullohet ‘Kolendra”(1872) dhe i përket autorit me origjinë arvanite Niqiforu Lutro, një piktori të shkollës së Mynihut në pikturën greke të shekullit të XIX. Kolendrat janë këngë popullore urimi që këndohen nga fëmijët e vegjël në ditët e pritjes së festave të mëdha fetare si Krishtlindjet apo dhe para Vitit të Ri. Ata shkojnë shtëpi më shtëpi duke uruar shëndet dhe mbarësi. Kolendarët që shkonin në grup, gostiten nga të zotët e shtëpisë me ëmbëlsira, fiq të thatë, arra, portokalle etj.

 

 

Viti i Ri

Nji djalopul

ndë derë rri

Jo bre ti

Isht viti i ri.

Hapeni derën

Të hinj,

me plot duart

të na vinj

Çi na sole

Viti i ri?

Shumë shëndet

e dashuri,

Po su sola

Edhe para

Edhe ça

rroba të ra.

Edhe mot

edhe mot

edhe mot

Me duart plot.

Gjuha shqipe ka evoluar shumë me kohën, ndërsa para Kongresit të Manastirit ka pasur shumë shkronja të huazuara. Shumë gërma kanë ngjashmëri me ato greke, për aq kohë sa shqipja nuk kishte ende një alfabet të vetin në unifikuar. Janë dy urime shumë të veçanta, që përfaqësojnë dy periudha të ndryshme.

Një urim në gjuhën shqipe për vitin e ri 1901 dhe urimi për vitin e ri 1908 nga Shoqëria e Shqiptarëve për mësim ‘’Dëshirë’’, në Sofje të Bullgarisë.

Moti i ri 1901:

Motin e ri për shume vjet,

Ne e presim me gëzime,

Të mira shumë sjellt sivjet,

Qoftë me shumë fitime.

Me shëndet e jet të gjatë,

Gjith bijtë e Shqipërisë,

Sjellt bereqet e drithë,

Dhe shkolla te diturisë,

Shkolla me gjuhën tonë,

Të mbushet tërë Shqipëria,

Zot i madh siç e ka thënë,

Në gjithë librat e tija.

Vigjilja e Vitit të Ri ishte një prej festave më të mëdha popullore gjatë komunizmit, kryesisht për shkak se Shqipëria, nën sundimin e Enver Hoxhës, ndaloi çdo festë fetare. Regjimi totalitar, e çrrënjosi nga tregu dhe nga vetëdija e rinisë ateiste idenë për Plakun e Krishtlindjes dhe e zëvendëson me Babagjyshin e Vitit të Ri. Që prej ringjalljes së festimeve për Krishtlindje, festa e Vitit të Ri ka humbur disi shkëlqimin e dikurshëm.

Pas ardhjes së komunizmit kartolinat u bënë standarde, ku shihej “Shqipëria socialiste”, gra dhe vajza “të lumtura” apo imazhe të partisë në pushtet e të udhëheqësit të kohës. Përpos vështirësive të kohës e veçanta qëndronte te veprimtaria krijuese në prag të Vitit të Ri, që shpenzohej duke sfiduar rrethanat e vështira financiare.

Një tjetër kartolinë e veçantë është ajo e 1973, ku një baba i uronte festat djalit të vet. Ajo që bie në sy është pamja e kartolinës, ku duket një nga personazhet e famshme të filmave për fëmijë si Jerry. Ai shfaqet duke tërhequr një karrocë ku është ngarkuar pema e vitit të ri dhe poshtë tyre urimi tradicional “Gëzuar vitin e ri”. Në pjesën e pasme të kartolinës, lexohet N.SH.BOTIME NAIM FRASHËRI TIRANË. Pra, për fëmijët duket se regjimi bënte një përjashtim, edhe pse çdo gjë amerikane konsiderohej “e mallkuar”.

E veçanta e 31 dhjetorit ishte ndeshja e futbollit që zhvillohej në fushën e Pallatit të Pionierëve të tejmbushur nga njerëzit. U kthye në një traditë tërheqëse, në të cilën luanin edhe futbollistët më të njohur, të tre klubeve të kryeqytetit.

Madje, takimi ndiqej edhe nga jashtë rrethimit përtej Lanës, pasi nuk kishte hapësirë për të qenë brenda territorit të vogël. Gjatë ditës së 31 dhjetorit, qyteti gumëzhinte dhe dyqanet kishin aktivitet deri në çastin e fundit dhe njerëzit që vraponin për të marrë gjërat që i mungonin.

Në ditët e sotme është krejt normale që kompanitë të bëjnë oferta me rastin e fundvitit. Por diçka e tillë ishte e paimagjinueshme në vitin 1997. Viti 1993 do të sillte lulëzimin e të ashtuquajturave Firma Piramidale që e gjetën popullin shqiptar të papërgatitur ekonomikisht dhe bosat e fajdeve filluan menjëherë aktivitetin piramidal të tyre duke grumbulluar pothuajse tërë paratë e shqiptarëve dhe në këmbim të tyre ata premtuan shumëfishim të këtyre parave, sigurisht që shqiptarët kërkonin pak shpresë dhe një dritë në fund të tunelit u mashtruan nga këto grupe të pastra kriminale që përveçse pastronin para dhe vidhnin shqiptarët nuk bënë asgjë tjetër.

Mrekullia e kapitalizmit modern duket se dha këmbanat e para të shembjes në vitin 1996, këmbana këto që tregonin për një mashtrim të madh ekonomik që edhe politika e kishte të vështirë ta pranonte dështimin e kësaj “mrekullie”.

Kartolina e parë shqiptare

Kartolina e parë  shqiptare ka dalë për herë të parë në vitin 1913. Ishte  një pikturë e cila më pas u shndërrua në kartolinë. Ishte momenti kur Ismail Qemali lajmëron për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe më pas ngre Flamurin e Skënderbeut, nga ballkoni i shtëpisë së Flamurit, në Vlorë. Autori i kësaj pikture ka mbetur anonim, por ajo kartolinë është punimi i parë dhe i vetëm që tregon momentin e ngritjes së Flamurit në 28 Nëntor të vitit 1912.

Sipas studiuesit, Fahri Shaska, që e ka bërë  publike këtë kartolinë, për herë të parë, kartolina është prodhuar vetëm një vit pas shpalljes së pavarësisë. Momenti i ngritjes së  Flamuri Kuq e Zi, mbulon një pjesë të ballkonit ndërsa element i dytë i kësaj kartoline është edhe Ismail Qemali.



Ju sugjerojmë

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët
Aktualitet

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët

12 Gusht, 2025 11:09 pm
OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
Aktualitet

27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

12 Gusht, 2025 10:48 pm
NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë
Life Style

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

12 Gusht, 2025 10:28 pm
Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit
Aktualitet

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit

12 Gusht, 2025 10:11 pm
Rusia publikon përmbledhjen e bisedave të zhvilluara mes Putin dhe Trump
Bota

Çfarë duhet të dimë për samitin historik Trump-Putin?

12 Gusht, 2025 10:01 pm
Interi nuk e do më Asllanin, klubi i Serie A kërkon të transferojë shqiptarin
Sport

Interi nuk e do më Asllanin, klubi i Serie A kërkon të transferojë shqiptarin

12 Gusht, 2025 9:31 pm
Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?
Bota

Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?

12 Gusht, 2025 9:01 pm
Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit
Aktualitet

Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

12 Gusht, 2025 8:28 pm
Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag
Sport

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag

12 Gusht, 2025 8:10 pm
Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?
Life Style

Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

12 Gusht, 2025 7:57 pm
Para
Nata e ndërrimit të viteve/ Basha publikon foto me familjen

Nata e ndërrimit të viteve/ Basha publikon foto me familjen

Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot, tre persona të plagosur

Vlorë/ Dy persona në spital dyshohet se janë intoksikuar, detaje

Viti i Ri 2021/ Saimir Tahiri uron me foton familjare

Viti i Ri 2021/ Saimir Tahiri uron me foton familjare
















TE FUNDIT

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët
12 Gusht, 2025

Situata në Delvinë vijon të jetë kritike, ndërsa zjarri ka përfshirë zona të gjera dhe i është afruar rrezikshëm spitalit...

Lexo më shumë

27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
12 Gusht, 2025

Aktualisht në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen...

Lexo më shumë

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë
12 Gusht, 2025

Shefi i përkohshëm i NASA-s, Sean Duffy, ka urdhëruar agjencinë hapësinore amerikane të përshpejtojë planet për vendosjen e një reaktori...

Lexo më shumë

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit
12 Gusht, 2025

Flakët që kanë përfshirë faqen e malit mbi qytetin e Delvinës janë afruar ndjeshëm pranë puseve të gazit dhe kondensatit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com