Shkëlzen Berisha ka zgjedhur ditën e Shën Valentinit për të ndarë me ndjekësit e tij në facebook se cila është gjëja më e mirë që i ka ndodhur në jetë.
Ai ka postuar një foto me të dashurën e tij, Armina Mevlani, mbi të cilën shkruan: Gjëja më e mirë që më ka ndodhur.
Po të njejtën foto e ka postuar edhe Armina e cila shkruan:
Ndihem me fat që kam Shkëlzen Berisha dhe i uroj të gjithëve që ditët tuaja të jenë të mbushura me dashuri.