Një organizatë kriminale e përbërë nga shqiptarë dhe grekë është shkatërruar nga policia greke gjatë një operacioni në qytetin e Larisas. Në total janë arrestuar 5 persona, tre shqiptarë dhe dy grekë.
Trafikantët kishin transformuar një fermë në një punishte të mirëfilltë për kultivimin e kanabisit dhe përgatitjen e kokainës. Ferma e drogës ishte mbuluar me një material plastik transparent të posaçëm.
Agjentët antidrogë asgjësuan 78 bimë kanabis sativa 3.6 metra të larta, 10 kg kanabis, 14 gram kokainë, 5 peshore elektronike, llampa, celularë, fishekë dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivimin e drogës.
Kjo organizatë drejtohej nga njëri prej shqiptarëve të arrestuar, ndërsa dy shqiptarët e tjerë qëndronin në Greqi në mënyrë ilegale.