Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar detajet e plota të hetimit që ka të bëjë me fondet e paligjshme që janë futur në fushatën elektorale të Obamës gjatë vitit 2012.
Në deklaratë e publikuar, bëhet me dije se Shehu e pranoi se fshehu origjinën e kontributeve të dhëna në presidencialet e 2012.
“Një shtetas i Nju Xhersit e pranoi ditën e sotme se kishte ndihmuar në derdhjen e rreth 80 mijë dollarëve si kontribute të fushatës presidenciale nga një burim i huaj në komitetin e përbashkët të ngritjes së fondeve të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë zgjedhjeve presidencile të 2012-it”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Drejtësisë.
Lajmi u bë publik nga ndihmës prokurori i përgjithshëm Leslie R. Caldëell i Divizionit Kriminal të Departamentit të Drejtësisë dhe prokurorit Paul J. Fishman të Distriktit të Nju XHersit.
Aty shkruhet se Bilal Shehu, 48 vjeç, e pranoi se ishte fajtor para gjkykatës Judge Madeline Cox Arleo të distriktit të Nju Xhersit, pasi iu komunikua akuza se me dijeni dhe dëshirë të plotë kontribuoi financiarisht dhe dha donacione në zgjedhjet e 2012-it.
Më 5 tetor të , 2016 gjykata do të shpallë dënimin. Shehu deklaroi se ai në shtator të 2012-it mori 80 mijë dollarë nga një burim i huaj dhe e depozitoi atë në një komitet të përbashkët të mbledhjes së fondeve, përfshirë këtu edhe komitetin e autorizuar të presidentit, në përpjekje për të fshehur origjinën e vërtetë të parave.
Kjo do t’i jepte mundësinë një shtetasi me kombësi të huaj që të merte pjesë në një event politik në 8 tetor të 2012 në San Francisco.
Ligjet e SHBA-së u ndalojnë të huajve që të kontribuojnë për politikanët amerikanë.