Selena Gomez arriti të përlottë publikun me fjalimin e saj në skenën e American Music Awards, të dielën e kaluar.
Ndërsa tani 24 vjeçarja ka vendosur të rikthehet në Instagram me një postim, pas një pauze tre mujore.
Në ditën e Festës së Falënderimeve, ajo ka zgjedhur ti dedikojë një shkrim të gjithë fansave të saj që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Në fotot që ajo publikoi duket e buzëqeshur para një turme, foto e shkrepur në një prej koncertet e saj.
“Kam shumë gjëra gjatë këtij viti për të cilat duhet të jem mirënjohëse!” – shkruan Selena.
“Ky vit ka qenë i vështirë për mua. Kam luftuar shumë. Unë thjesht kam dashur të reflektoj dashurinë që të gjithë ju më jepni mua prej vitesh dhe të tregoj se sa i rëndësishëm është fakti që ju interesoheni për mua. Mirësia gjithmonë fiton. Ju dua njerëz. Zoti ju bekoftë.”- përfundon këngëtarja.