Një çift pushuesish në Sarandë me sa duket ka qenë duke shijuar më së miri ditët e pushimeve të tyre nën këtë diell përvëlues.
Në një moment kur kanë qenë duke u larë në det, ata kanë filluar të kryejnë edhe marrëdhënie seksuale, sëpaku kështu raportohet nga portali Jetaoshqef.
Siç duket, ky akt ka shkaktuar zhurmë dhe shqetësim tek pushuesit e tjerë, sidomos tek fëmijët. Madje shqetësimi ka qënë i tillë, saqë një nënë fëmijësh të vegjël është konfliktuar me djalin duke i kërkuar më zë të lartë në mes të plazhit që të mos bëjë seks në publik përpara fëmijëve.
Nga ana tjetër, siç raportojnë dëshmitarët, djali i është kthyer zonjës me fjalët: “deti është i të gjithëve”. Pas kësaj ka vazhduar i qetë punën e tij.