Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ia ka realizuar ëndrrën një adhuruesi të tij të veçantë.
Ai është shprehur tejet i lumtur që takoi atë, duke postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, i cili shkroi në tre gjuhë: Shqip, Italisht dhe Gjermanisht.
“Ishte kënaqësi e madhe që takova Lulzimin sot – je i madh!”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.