Nuk e kishim imagjinuar kurrë Rozana Radin, si shofere autobuzi. Mesa duket “Your Face Sounds Familiar”, e ka bërë të provojë për herë të parë këtë ndjesi, duke e veshur si shofere të një prej linjave më të njohura të transportit urban në Tiranë.
“Ndjesi shumë e bukur. Shofere autobusi për një ditë. Linja e Unazës”, shkruan Rozi në këtë foto që ka postuar në rrjetet sociale.
Finalje e YFSF këtë javë do të rezervojë shumë surpriza dhe Rozana është një nga pretendentet kryesore për të fituar këtë program.