“Ti mund të më quash Xhon” është një serial i ri që do të publikohet së shpejti. Ky serial po realizohet nga studio e prodhimit “Papadhimitri Production”. Në të do të luajnë shumë emra të njohur të kinemasë dhe ekranit shqiptar si Nevina Shtylla (prezantuese e “Next” në Vizion Plus), Arbies Konomi, Eva Murati (prezantuesja e “Miss Universe Albania”), Bonald Perkola, Gent Kame, Ermira Gjata etj, shkruan revista ëho.
Por një emër që nuk pritej në radhët e aktorëve protagonistë është ai i një këngëtareje të famshme shqiptare. Rovena Dilo sapo na ka prezantuar me një tjetër talent të sajin.
Ajo është një tjetër protagoniste e serialit “Ti mund të më quash Xhon” e duket se do të ketë rolin e një gruaje të martuar. Kjo kuptohet pasi artistja, përmes një fotoje në llogarinë e saj të Instagram, na prezanton me bashkëshortin e saj në rol. Ai është aktori Genti Kame.