Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Roja i terminalit doganor i thyen dhëmbët agjentit të doganës

2016/06/16 at 2:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto/ Roja i terminalit doganor i thyen dhëmbët agjentit të doganës

E premtja e 10 qershorit nuk ishte një ditë e zakonshme për Destan Qoqajn, i cili punon si agjent doganor në Terminalin Doganor të Prizrenit. Gjatë orarit të punës ai pretendon se është sulmuar nga roja i terminalit, duke i lënduar nofullën dhe syrin.


Qoqaj ka rrëfyer për Gazetën Express se si ka ndodhur ngjarja. Express për këtë rast ka folur edhe me Policinë e Kosovës, nga thonë se të dy palët janë të dyshuar.

Destan Qoqaj, i cili punon si agjent doganor në Terminalin Doganor të Prizrenit, më 10 qershor, rreth orës 15:00 është lënduar nga roja Blerim Tahiri.

Gjithçka filloi kur Qoqaj vendosi t’i dërgonte disa dokumente kohë kur roja filloi ta sulmonte, ndërsa ai vetë e ka ende të paqartë se cila ishte arsyeja e sulmit.

“Nuk ishte prej atyre personave që do të sulmonte pasi që asnjëherë nuk kemi pasur raport të keq”, tha ai.

Qoqaj në rrëfimin për Express ka thënë se kur ka filluar t’i rrjedhë gjaku nga goja i ka kërkuar shefit të doganës, Shefqet Berisha, i cili ishte aty, të thërriste policinë.

“Mos lajmëroni babain, por thërrisni policinë”, ka thënë Qoqaj, pasi ai së bashku me babanë punojnë në të njëjtin vend.

Por, pas këtyre fjalëve ai nuk mban mend asgjë, pasi i ka rënë të fikët nga sulmi dhe është dërguar në Qendrën Emergjente të Prizrenit.

Qoqaj thotë se nga sulmi i janë thyer disa dhëmbë dhe i është lënduar keq njëri sy – i cili brenda disa dite duhet të operohet urgjentisht.

“Unë kisha lëndime të rënda dhe këto mund të vërtetohen nga raporti i mjekut dhe fotografitë menjëherë pas sulmit”, ka thënë ai duke i treguar fotografitë dhe raportin mjekësor.

Policia e cila ishte në spital, kishte kërkuar nga Qoqaj që pas trajtimit mjekësor të shkojë në polici për të dhënë deklaratë, si palë e dëmtuar.

Por, gjërat kishin ndryshuar kur ai vendosi të shkojë në stacionin policor.

Ai thotë se fillimisht hetuesja Shkëndije Kurti e kishte paraqitur si palë të dëmtuar. Por, roja i terminalit Blerim Tahiri rreth orës 18:00 kishte shkuar në spital duke marrë një raport mjekësor, ku thuhet se ka lëndime në qafë, për të cilën Qoqaj ishte befasuar shumë.

“Ai e kishte marrë një raport mjekësor, dy orë më vonë, që unë u çudita shumë. Aty thuhej që ai kishte marrë lëndime në qafë. Për këtë hetuesja më ka thënë se pas këtij raporti, edhe ti edhe ai, të dy jeni të dyshuar”, ka rrëfyer ai.

Këtë e ka thënë edhe Policia rajonale e Prizrenit. Në përgjigjen elektronike ata kanë thënë se të dy janë të dyshuar.

“Nga hetimet e deritanishme  dhe ne konsultim me Prok.Themelore për momentin që të dy  personat konsiderohen të dyshuar ( raportet mjekësore te bashkangjitura ne rast ,  4835 dhe 4841, hetimet vazhdojnë)”, thuhet në përgjigje.

Qoqaj ka thënë se gjatë intervistimit nuk i janë bërë fotografime nga policia dhe se hetuesja gjatë gjithë kohës kishte hyrë dhe dalë nga salla. Po ashtu, ai ka thënë se brenda sallës ishte edhe një polic i vijës kufitare, që ishte i afërt me rojën, që nuk kishte pasur autorizim të jetë aty.

“Duke e parë se si po shkon e gjithë ngjarja kam kërkuar me ngulm që të merren provat nga kamerat e terminalit. Për këtë hetuesja vendos që pas gjysmë orë të vendos të shkoj në vendin e ngjarjes, por, aty gjaku ishte fshirë”, thotë Qoqaj.

Incizimet e kamerave, nuk janë marrë as të hënën edhe pse policia atë ditë kishte bërë kërkesë për marrjen e tyre. Katër ditë më pas ishin sjellë këto incizime nga vetë Terminali Doganor.

“…pamjet e kamerave janë të turbullta dhe largësia është rreth 60 metra”, ka thënë policia.

Ndërkohë zyrtarët e Terminalit Doganor kanë thënë diçka tjetër. Ata kanë thënë se në pjesën ku ka ndodhur përleshja nuk janë kamerat e pozicionuar dhe se Qoqaj ishte ai që e kishte sulmuar rojën e tyre.

E gjithë kjo ngjarje, Destanin e bën të dyshojë për keqpërdorim dhe manipulimin të provave nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

“Unë isha ai që isha sulmuar, fillimisht më paraqitën si viktimë, më pas si të dyshuar. Rojën thanë se do ta ndalin në paraburgim, por unë në mëngjesin e të nesërmes e pashë duke shëtitur në Prizren”, thotë ai./GazetaExpress/

 



Ju sugjerojmë

Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë
Aktualitet

Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë

18 Korrik, 2025 9:23 am
100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon
Bota

100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

18 Korrik, 2025 9:14 am
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Plani i Trumpit për shkurtimin e ndihmave amerikane në botë merr aprovimin final

18 Korrik, 2025 9:08 am
Dy miliard euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?
Bota

Dy miliard euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?

18 Korrik, 2025 8:55 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Tiranë/Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në rrugën e Durrësit

18 Korrik, 2025 8:42 am
Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
Bota

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

18 Korrik, 2025 8:30 am
Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza
Aktualitet

Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza

18 Korrik, 2025 8:25 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:17 am
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

17 Korrik, 2025 10:44 pm
Para
Video/ A do të bënte Ronela seks treshe? Ja përgjigja

Ronela është e vetmja këngëtare me këtë model flokësh

Franca, Pogba përfundon në akuzë, ja çfarë ka bërë këtë herë

Franca, Pogba përfundon në akuzë, ja çfarë ka bërë këtë herë

Gjoksi i bukur i dy vajzave shqiptare, çmend fare mediat kroate

Fotot e shqiptareve seksi, ja si ironizojnë të huajt

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë

Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë
18 Korrik, 2025

IMT ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Sipas të dhënave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit...

Lexo më shumë

100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon
18 Korrik, 2025

Më 18 korrik 1925 Adolf Hitleri publikoi manifestin e tij ideologjik "Mein Kampf". Libri konsiderohet i vështirë për t’u lexuar....

Lexo më shumë

Plani i Trumpit për shkurtimin e ndihmave amerikane në botë merr aprovimin final

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
18 Korrik, 2025

Dhoma e Përfaqësuesve e ka miratuar përfundimisht mëngjesin e së premtes kërkesën e presidentit Donald Trump për t’i tërhequr rreth...

Lexo më shumë

Dy miliard euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?

Dy miliard euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?
18 Korrik, 2025

Dy bilionë euro për shtatë vjet: Komisioni Evropian ka plane të mëdha me një buxhet edhe më të madh. Por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com