Anëtari i jurisë së “Dance With Me” Robert Aliaj ka treguar përmes një postimi në Instagram se nuk di vetëm të kritikojë performancat në spektaktin e kërcimit, por di të bëhet edhe i ndjeshëm atëherë kur duhet.
Në këtë foto Roberti shfaqet së bashku me vogëlushen e tij Gala kur ajo ishte mjaft e vogël në vitin 2005. “Ja babi si kanguru, marsupiali i familjes qe merr rolin e mamit, 2005, me jeten time Gala,”-shkruan Berti krahas fotos ku është duke ushqyer vogëlushen.
Me siguri Bertin do e këtë marrë malli për vajzën e cila nuk është më aq e vogël.