Një nga bashkitë ku pritet që gara të jetë e fortë më 14 maj, është ajo e Shkodrës. Për drejtimin e saj garojnë kandidati i PS, Benet Beci dhe kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” i zgjedhur nga primaret e PD, Bardh Spahia.
Dy kandidatët janë figura të rëndësishme dhe me kontribute ndër vite në partitë e tyre repsektive. Por, edhe pse gara për marrjen e pushtetit vendor është e fortë, dy rivalët po bëjnë një fushatë të moderuar, ndryshe nga fushatat me akuza dhe kundër akuza mes njëri-tjetrit.
Madje, Beci dhe Spahia kanë shtrënguar duart gjatë kohës që morën pjesë në iftarin e shtruar mbrëmjen e djeshme nga shoqata V.H.K “Instambul”.
Gjest i cili tregon se Spahia dhe Beci kanë përplasje idesh për drejtimin e Shkodrës dhe kjo gjë nuk kalon përtej përplasjeve si dy përfaqësues të partive kundërshtare, PD dhe PS.