Rita Ora është ndër këngëtaret që po korr sukses momentalisht dhe mund të themi që është ndër më të paguarat në Britanin e Madhe e cila numëron plot 20 milionë paund në llogarinë bankare të saj sipas ‘Forbes’.
Në javë sipas përllogaritjeve të “The Sun” Rita Ora merr në kocert 17 mijë paund britanike dhe pasuria e saj pritet të rritet në vitin e ardhëshëm.
Teksa Rita nuk mund t’i mbajë mend milionat e saj, familja e Ritës ka një biznes të thjeshtë familjar në Londër ku gatuajnë ushqime tradicionale shqiptare. Nëna e Ritës, Vera Ora në një postim të saj në Instastory ka befasuar të gjithë. Ajo ka publikuar djalin e saj duke shërbyer si kamarier.
Edhe pse motra e tij bën një jetë tejet luksoze, vëllai i saj nuk e ka problem të merret edhe me punë të tilla./opinion.al