Kryeministri, Edi Rama ndodhet në Francë me rastin e ceremonisë së dorëzimit të dekoratës së Komandatit të Legjionit të Nderit për shkrimtarin Ismail Kadare nga presidenti, Fransua Hollande.
Para zhvillimit të kësaj ceremonie, Rama është pritur nga presidentit francez në një takim të mbajtur në pallatin Elize.
Sipas presidencës franceze, Rama dhe Hollande kanë diskutuar për Evropën, zhvillimet ndërkombëtare dhe frankofoninë.
Në këtë takim, Rama shoqërohej nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Gjatë takimit ishte i pranishëm dhe ambasadori francez në Tiranë. Bernard Fitoussi.