Ish-deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima është takuar sot me dy ministra të Qeverisë, të cilët u larguan nga seanca plenare.
Bëhet fjalë për ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrin e Energjetikës Damian Gjiknuri, të cilët janë fotografuar në një lokal në autostradën Tiranë-Durrës.
Pas heqjes së mandatit të deputetit, Kokëdhima ka prishur raportet me Kryeministrin, e ndoshta takimi i tij sot me dy ministrat mund të jetë bërë me bekimin e Edi Ramës.