Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis kanë biseduar me njëri tjetrin në Brukse. Ky moment u kap nga kamerat, ku dy kryeministrat dukeshin teksa bisedonin në samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Bëhet fjalë për një takim jo formal që palët patën teksa afroheshin për të realizuar foton familjare. Ndërsa nuk dihet nëse temë e bisedës ishte veto e shtetit fqinj.
Ky takim vjen në një kohë kur Greqia kërcënon me veto Shqipërinë, për çeljen e kapitujve të negociatave dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE për çështjen “Beleri”.
Pas këtij momenti u vijua me foton tradicionale familjare, në të cilën kryeministri Edi Rama u shfaq krah kryeministres italiane, Giorgia Meloni.