Ky është momenti kur ekipet e shpëtimit kanë tentuar të shpëtojnë kryeplakun e fshatit Fushë Buall, Nazmi Boja, i cili ra aksidentalisht në greminë.
Ekipet e shpëtimit kanë arritur të marrin 56-vjeçarin nga terreni i thepisur malor, por ai ka ndërruar jetë në helikopter duke mos i mbijetuar plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, por lokalizimi i tij ishte i vështirë për shkak të terrenit.
Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit, alpinistët dhe ekipi i urgjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu shkoi edhe helikopteri për të bërë të mundur nxjerrjen e 59-vjeçarit.
Ndërkaq vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.