Mes personave të plagosur sot në aeroportin e Zavantem në Belgjikë, pas sulmeve terroriste, është edhe basketbollisti belg Sebastien Bellin, 37 vjeç, që aktualisht luan me skuadrën e Gent Hawks (që prej vitit 2013).
Fotoja e një të plagosuri shtrirë në hollin e aeroportit që ka bërë xhiron e botës pas sulmeve terroriste i përket pikërisht basketbollistit Bellin, i cili për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.
Lojtari është plagosur nga shpërthimi dhe më pas është transportuar në spital, ku dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Për fat edhe operacioni ka shkuar mirë edhe pse nuk dihet ende periudha se kur do të rikthehet të luajë.
Lajmin e ka konfirmuar në faqen zyrtare të “Tëitter” skuadra belge ku aktivizohet lojtari me origjinë braziliane por i natyralizuar belg, që po nisej me avion.
Nga 4 sulmet terroriste të kryera mëngjesin e sotëm në Bruksel, dy në aeroport dhe 2 në metro, kanë humbur jetën 30 vetë dhe janë mbi 300 të plagosur. Gjatë pasdites, ISIS ka marrë përsipër autorësinë e këtyre atentateve terroriste, që tronditën jo vetëm, Belgjikën por gjithë botën.