Ish deputeti Arben Ndoka, i akuzuar nga PDja si i inkriminuar dhe i dorëhequr pikërisht pas këtyre akuzave është shfaqur në Dibër, duke qenë pranë një qendre votimi.
Partia Demokratike ka denoncuar praninë e Arben Ndokës në qendrën e votimit në fshatin Kllobçisht të Dibrës, ku sipas demokratëve është duke bërë fushatë. Prania e zyrtarëve të shtetërore tek qendrat e votimit është e ndaluar me ligj.