Prifti 37 vjeçar Stephen Crossan u filmua teksa thithte kokainë përmes një kartëmonedhe 10 dollarëshe. Por ai nuk u ndal me kaq, pasi vijoi festën me birra dhe uiski.
Një i ftuar në festë e filmoi momentin dhe videoja u shpërnda nga “The Sun” në internet, duke shkaktuar indinjata të forta në rrjetet sociale.
Prifti katolik ka pranuar gjithashtu se merr drogë, duke thënë se “nuk duhet ta bëj por gjithsesi do ta bëjë”.
Ai reagoi pas publikimit të videos duke thënë se ishte në depresion.