Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së katedrales “Notre-Dame” në Paris, krah dhjetëra homologësh e krerë shtetesh të pranishëm.
Osmani ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga kjo ngjarje, teksa ka shtrënguar duart dhe ka takuar presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump.
“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’”,-shkroi Osmani në “Facebook”.
Ceremonia e sotme zhvillohet për rihapjen historike të katedrales, pasi u shkatërrua në një zjarr të vitit 2019.