Presidenti i Republikës, Bujar Nishani kombëtaren shqiptare e ndoqi Live nga stadiumi i Velodromit në Marsejë, në sfidën kundër Francës.
Në rrjetin social FB, kreu i shtetit shqiptar ka publikuar edhe një foto me homologun e tij Hollande duke shkëmbyer edhe fanellat e dy kombëtareve.
Presidenti Nishani dhe në emër të presidentit Hollande shkruan: “Sonte me Presidentin e Francës, François Hollande. Urojmë spektakël dhe kënaqësi. Suksese Shqipe!”