Babai i Armela Segashi, vajzës nga Podujeva që humbi jetën në sulmin e përgjakshëm të së premtes në Gjermani ka mbërritur sot në aeroport bashkë me familjarë të tjerë.
Sipas saj që raporton IndeksOnline, Smajli Segashi mbante gjithë kohën në duar telefonin e tij, duke ua treguar të gjithëve fotografinë e vajzës së ndjerë.
Gjesti i babait ka bërë që familjarët e tjerë të shpërthejnë në lotë.
Ndërkaq, pritet që sot në mesnatë të kthehen në Kosovë trupat e Armelës, bashkë më atë të Dijamant Zabërgjen dhe Sabina Sulajn, që humbën jetën gjatë sulmit me armë zjarri në qendrën tregtare.