Policia e Shtetit ka informuar rreth aksidentit të Bulqizës që u raportua në media mëngjesin e sotëm. Sipas policisë të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Siç shihet edhe në foto makina “Mitsubishi Pajero” ka rreshqitur në akull, duke dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit N.V dhe 5 pasagjerët janë ndërguar në spital. Aksidenti ndodhi në fshatin Zall-Strikçan, në rrugën dytësore që të çon tek centrali i Smollikut
“Janë dëmtuar, por jashtë rrezikut për jetën 5 shtetasit që ishin si pasagjer në automjet, ku shtetasi D.Z 41 vjeç, është dërguar në spitalin e Peshkopisë për ndërhyrje më të specializuar. Ndërsa katër shtetasit e tjerë A.V, 57 vjeç, O.S, 30 vjeç, S.R 23 vjeç dhe D.R 17 vjeç po marrin mjekim në spitalin e Bulqizës pasi kanë marrë dëmtime të lehta”, bën të ditur policia.
“Në vend ngjarje ndodhet grupi hetimor ku nga veprimet paraprake rezulton se shkaku i daljes nga rruga ka qenë akulli në rrugë. Vijojnë veprimet në vendngjarje nga grupi hetimor”, thuhet më tej.