Ky është polici, që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Kamëz, pas një aksidenti tragjik. Ervin Haxhiaj, 41 vjeç, babai i tre fëmijëve, ishte efektiv në komisariatin nr.5.
Furgoni i policisë, me targë “Policia 2146″, e Komisariatit nr.5 u përplas nga automjeti fuoristradë, me të cilën udhëtonte Arnold Kola, djali i ish- deputetit, Ndue Kola për Qarkun e Shkodrës, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009.
Kola ishte në timon në gjendje të dehur. Ndërkohë nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe dy efektivët e tjerë: Besmir Voji dhe Neil Hoxha.
Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije për Tv Klan se, efektivët e tjerë, që ndodhen të shtruar në Reanimacion kanë kaluar fazën e rrezikut për jetën, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë.