Një aksident me një të vdekur është shënuar në komunën italiane Fondi këtë pasdite, ku sipas medieve italiane, viktimë ka mbetur një shqiptar.
Shqiptari 34 vjeç, (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) ishte duke udhëtuar me një skuter përgjatë rrugës “Diversivo Acquachiara”, kur pranë kryqëzimit me rrugën “Capocroce”, është përplasur me një kamion.
Përplasja ka rezultuar fatale për shqiptarin, i cili ka mbretur i vdekur, ndërsa autoritet italiane vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.