Partia Demokratike ka denoncuar edhe me foto tentativën e Partisë Socialiste për të blerë votën e dibranëve, me thasë mielli.
Rasti më i fundit i denoncimit vjen nga fshati Lishan i Epërm.
Sipas PD, banorët kanë parë një furgon që shpërndante miell dhe kanë ndaluar shoferin si dhe kanë sekuestruar sasinë e miellit.