Kjo është një pasaportë e kohës së Mbretërisë Shqiptare në 1937.
Interesant është fakti se brenda saj shkruheshin këto shprehje me nota të larta atdhedashurie:
Ta dijsh dhe te jesh i sigurte se fatbardhesia dhe lumtunija e jote gjindet ne Shqipni e cila t’ep nder e te fal emnin shqiptar.
Ruaje mire karakterin komtar dhe kryenaltesine shqiptare ; bindu ligjvet dhe urdhnavet te vendit kudo qe te jesh.
Cdo shqiptar eshet vllau i yti, nderoje kurdohere dhe ndohmoje kur te kete nevoje.
Mos e perbuz gjuhen e nenes s’ate, tue fole ne gjuhe te huej kur nuk asht nevoja.
Ndero flamurine atdheut tend;kush nuk e nderon shejin e komsis shnderon vehten e vet.
Dashuria per atdhe ndihet me teper ne mergim, prandaj kete dashuri ruaje edhe kur te kethejsh ne vendin t’and