Xhudistja me origjinë kosovare Majlinda Kelmendi ka prekur një tjetër shkallë suksesi. Këtë herë në Paris ku ka fituar medaljen e artë në “Grand Slamin”.
Ajo mposhti rumunen Andreea Chitu dhe në momentin kur ka marrë medaljen është përlotur.
“Lot e emocion, prapë Majlinda ngrit në kambë Bercy me 20.000 Shikues”, ka shkruar trajneri i saj, Driton Kuka në Facebook.