Makina të shumta janë përballur mesditën e sotme me trafikun e rënduar në hyrje të Tiranës.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Opinion.al, trafiku tek mbikalimi pranë “Casa Italia”, është tepër i rënduar, duke krijuar një varg kilometrik makinash.
Qarkullimi është bllokuar dhe disa prej qytetarëve kanë zbritur në rrugë, ndërsa makinat me të cilat udhëtojnë nuk lëvizin thuajse aspak.
Duket se shkaku i “paralizimit” të trafikut në kryeqytet është nisja e punimeve në sheshin “Skënderbej” dhe vonesa për hapjen e “Unazës së Vogël”.
Video: