Ish-ministri Ilir Beqaj doli nga SPAK me të gjitha materialet e dosjes së “Sterilizimit”.
Ashtu siç shihet edhe në pamje, ai ka marrë nga ambientet e SPAK një karton që e mban në krah, ndërsa një person tjetër, i cili e shoqëron, tërheq një valixhe.
Mësohet se valixhja është plot e përplot me letra, ku detajohet gjithë çështja e tij me drejtësinë.
Kujtojmë se muajin e shkuar, ai arriti të njihej me dosjen në mënyrë elektronike. Nëpërmjet një USB-je, mori të gjithë fashikujt e dosjes. Kjo pas vendimit të GJKKO-së.
Ish-ministri akuzohet për “shpërdorim detyre në bashkëpunim” sa i takon koncesionit të “Sterilizimit”. Të pandehur për të njëjtën çështje janë dhe 8 persona të tjerë. Mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Të dy janë vënë në pranga në Gusht të 2023-it.