Një jaht luksoz është gjetur i braktisur në det të hapur. Sipas informacioneve të para mësohet se mjeti lundrues është gjetur 11 milje larg bregdetit të Durrësit.
Ka qenë Policia Kufitare që ka gjetur jahtin mëngjesin e sotme, por brenda nuk ka patur asnjë person.
Autoritetet e kanë ankoruar jahtin në portin e Shëngjinit.
Brenda jahtit 13 metra të gjatë është gjetur dokumentacioni i rregullt, që i përket një turku. Policia ka nisur menjëherë verifikimet në lidhje me rastin./ Opinion.al